Kurti takoi ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me Ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj. 

Qeveria ka njoftuar se në takim u bisedua për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndër të tjera, u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve. 

Kurti falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës.

Read Previous

KESCO: Thirrje për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor

Read Next

IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë