Kurti takohet për herë të parë me homolgun e tij nga Armenia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, ka takuar për herë të parë homolgun e tij nga Armenia, Nikol Pashinyan.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti ka shprehur mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në fillim të bisedës, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës. Ai tha se Republika e Kosovës i ka të përbrendësuara vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate, synon anëtarësimin edhe në NATO”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, kryeministri armen ka theksuar rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë mes dy kryeministrave teksa thuhet se ka shprehur interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime.

Kujtojmë që Armenia është një nga shtetet që akoma s’e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kurti më herët takoi edhe të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kryeministrat Xhaferi e Rama takohen në Mynih

Read Next

FFK prezanton nesër përzgjedhësin e ri të Kosovës