Kurti takohet me Peach në Mynihm flasin për sigurinë në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale Kosovë – MB dhe për situatën e sigurisë në rajon.

Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Kurti po qëndron në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Microsoft investon mbi 3 miliardë euro në fushën e Inteligjencës Artificiale

Read Next

Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Rusia po rrit aftësitë anti-satelitore