Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Norvegji, ku është pritur në takim nga homologu i tij, Joans Gahr Store.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkuar se Kosova do të mësoj shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë dhe më të barabartë.
“Kënaqësi të takoj Kryeministrin Joans Gahr Store. Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë. Me tregues të mirë në demokracinë dhe ekonominë tonë, është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik. Faleminderit për pritjen e ngrohtë”, ka shkruar Kurti.
/Telegrafi/