Kurti reagon pas miratimit të heqjes së vizave: Na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar eurodeputetët që miratuan liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kurti ka shkruar në Twitter se kjo nënkupton një hap më afër pranë Bashkimit Evropian.

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Osmani: Liberalizimi i vizave, meritë e popullit, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive

Read Next

Zgjedhjet në ShBA/ Sondazhi: DeSantis kryeson ndaj Biden në dy shtete kyçe