Kurti: Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të të helmuarve në Deçan

epa09090635 Leader of the movement Self-determination (Vetevendosje) Albin Kurti, talks to the media after he was elected as the new Prime Minister of the Republic of Kosovo in Pristina, Kosovo, 22 March 2021. The 120-seat parliament backed Kurti?s nomination by 67 votes to 30. EPA-EFE/ERMAL META

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për helmimin e mbi 1 mijë e 500 banorëve të Deçanit, duke u premtuar se qeveria e tij do t’u përgjigjet nevojave të tyre.

Ai ka thënë se edhe pse ndodhet jashtë vendit për vizitë zyrtare është në komunikim të vazhdueshëm me vartësit e tij dhe institucionet përgjegjëse.

“Në bisedë me kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë̈ zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes”, ka shkruar kryeministri.

Kurti ka thënë se bashkëndjen me brengen dhe shqetësimin e deçanasve dhe se u dëshiron shërim sa më të shpejtë pacientëve.

Reagimi i Kurtit erdhi pas tri ditësh që nga fillimi i paraqitjes së rasteve të para të helmimit, tani kur numri i të helmuarve ka arritur në mbi 1 mijë e 500./GazetaSinjali/

Read Previous

Rritet numri i aksidenteve dhe gjobave në trafik për muajin qershor

Read Next

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për tentim vrasje