Kurti priti ambasadorin turk, biseduan për zhvillimet e fundit në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti dhe ambasadori turk diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.

“Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë”, thuhet në njoftim./rtklive

Read Previous

Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash

Read Next

Ky është i riu që fitoi 10 mijë euro, ia qëlloi numrin e banorëve rezidentë në Kosovë