Kurti pret në zyrë ish-deputetin e Bundestagut

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth, të cilët biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti shprehu mirënjohjen ndaj tij, si mik i vendit tonë dhe mbështetës i Kosovës.

“Biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit. Tema të diskutimit ishin edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, si dhe aktualiteti politik në vend. Kryeministri Kurti e falënderoi Roth për takimin dhe bisedat përherë të frytshme së bashku”, thuhet në njoftim./reporteri/

Read Previous

Kompleksi Kino+ vazhdon traditën, mbjell mijëra lule në Parkun e Qytetit

Read Next

Një delegacion ndërkombëtar viziton Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit