Kurti pranon ftesën nga Osmani

Mimoza Kusari deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ka pranuar ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takim me partitë për të diskutuar rreth situatës aktuale në kuvend, shkruan Gazeta Express.

Kusari ka thënë se ‘‘besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim’’.

‘‘Po, kryeministri Kurti, kryetari i LVV-së ka marrë ftesën, dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Nënkuptohet që takimi ka të bëjë me konstituimin e kuvendit, për arsye se nuk mundet që zyra e Presidentes të përdoret, siç nuk është përdoru për marrëveshje politike, ato bëhen mes të partive politike. Por do të diskutohet ky proces këtu që po dështon, me mungesë pjesëmarrje në votim’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress

Read Previous

Paratë e falsifikuara në qarkullim

Read Next

A do t’i ndalojë BE-ja telefonat në shkollë?