Në vazhdën e fushatës zgjedhore kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e LVV, Mimoza Kusari – Lila së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, kanë vizituar fshatrat e komunës së Gjakovës.
Në njërën nga këto vizitita Kurti për kandidaten Kusari-Lila është shprehur se përveç që ajo është një politikane e ditur, ka edhe aftësi udhëheqëse, që disa politikanë nuk i kanë.