Kurti për sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike: Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shprehur edhe një herë përkrahjen e tij ndaj ekipit olimpik të Kosovës që do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Ai ka shpërndarë një video në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se e gjithë bota i kishte sytë kah Kosova në momentet e parakalimit të ekipit olimpik mbi lumin Sena në Paris.

“Mespërmes lumit Sena, para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë – Nëntë sportistëve tanë, u urojmë shumë suksese e fat në disiplinat e tyre”, thuhet në postimin e kryeministrit Kurti.

Kosova nesër e nis aventurën në Olimpiadë me paraqitjen e boksieres, Donjeta Sadikut./Sinjali/

Read Previous

Parashikimi i motit për fundjavë

Read Next

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë