Kurti për qeverisjen e tij: Nuk jemi të përsosur – asnjë punë s’ka shkuar në drejtim të gabuar

Kryeministri Albin Kurti në konferencën pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se gjatë vitit 2023 ka pasur fusha në të cilat do të donte që të kishe më shumë sukses.

Pa përmendur se ku, ai ka vazhduar të thotë se asnjë punë nuk ka shkuar në drejtim të gabuar.

Sa për protestat e mbajtura gjatë vitit, ai ka shtuar se “Nuk besoj se qytetarët janë të pakënaqur. Opozita është e pakënaqur sepse është në opozitë. Kritikat i marrim me vëmendje sepse na ndihmojnë. Sharjet dhe sulmet na kanë ndihmuar”, ka thënë ai.

“Nuk jemi të përsosur”, është përgjigjur Kurti në pyetjen e gazetarëve nëse mendon se qeverisja e tij ka qenë e përkryer.

Ai paraprakisht ka treguar se përgjatë këtij vitit qeveria ka mbajtur 62 mbledhje me 564 vendime të marra e 78 projektligje të kaluara.

/klankosova/

Read Previous

Shehu-Kola: Mantelbardhët janë kontrolluar gjatë gjithë vitit për vijueshmëri e raporte me pacientë

Read Next

“Devolli Corporation” shpalos të arriturat e vitit 2023