Kurti: Pavarësia ekonomike e grave shkallë e rëndësishme e zhvillimit

Kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.

“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi hartuar e zbatuar një sër masash e politikash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2 mijë familje që nuk e kishin askënd të punësuar””, tha Kurti sot në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’.

Sipas tij, kësaj skeme po i shtohet edhe një veqori të re që ka cak puinësim të mbiejtuarure të dhunë në familje.

“Nga sot të gjitha gratë që ishin të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj skeme. Ata duehtt ë drejtohen në zyret e komunave përkatëse. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj me radh. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur”, tha Kurti. /RTK/

Read Previous

Rohde: Nëse dialogu ec në drejtimin e duhur, pesëshja e BE-së do ta njohë Kosovën

Read Next

Kryeshefi i Inspektoriatit Policor: Policia e Kosovës me performancën më të mirë në rajon