Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në “Ditën e Forcës” është shprehur se në krahasim me vitet e tjera, ka dyfishim të ushtarëve dhe shumëfishim të armatimit e municionit.
Ai është shprehur se gjithashtu ka edhe trefishim të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, katërfishim të trajnimeve jashtë vendit.
“Nëse e krahasojmë me vitet e tjera, ka dyfishim të ushtarëve, trefishim të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, katërfishim të trajnimeve jashtë vendit dhe shumëfishim të armatimit në municion”, është shprehur ai.
Tutje, kryeministri Kurti ka folur edhe njëherë në lidhje me vendimin për hapjen e fabrikës për municion dhe laboratorit për fluturake pa pilot.
“Sot kam nënshkruar një vendim me të cilin kemi themeluar komisionin ndërministror që e udhëheq ministri Ejup Maqedonci, komisioni ka për detyrë të inicioi procedurat dhe negociatat për fabrikën e municionit në Republikën e Kosovës dhe laboratorin për fluturake pa pilot”, u shpreh tutje Kurti. /Klankosova.tv