Kurti në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e medias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se qeveria e tij është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias në vend.

“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të armatosur”, shkroi Kurti në X, transmeton KlanKosova.tv.

“Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”./Klankosova.tv

Read Previous

Biden bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur amerikanë

Read Next

Zyrtare: Dortmund dhe Reus ndajnë rrugët