Kurti nderon pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike të rënë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përkujtimore në nderim të katërmbëdhjetë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s dhe KFOR-it.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, mbështetur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në nder të Ditës së Përkujtimit, u bënë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni përkujtimore, të rënët u nderuan edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Të dhënat e fundit nga KQZ për daljen në zgjedhje

Read Next

Nisma akuzon një komisioner të PDK-së për presion ndaj votuesve