Kurti merr pjesë në ceremoninë solemne të Policisë së Kosovës

Me rastin e përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, do të mbahen disa aktivitete.

Në ceremoninë solemne, do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

“Për nder të shënimit të 25 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës, sot, me datën 06.09.2024, organizon ceremoninë qendrore, e cila do të mbahet në hotel Emerald, duke filluar nga ora 11:00. Në këtë ceremoni solemne pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë. Në kuadër të drejtorive rajonale do të organizohet edhe porta e hapur për qytetarë, ku qytetarët kanë mundësi të vizitojnë rajonet/stacionet policore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United

Read Next

Tensionet në Bregu Perëndimor, forcat izraelite tërhiqen nga Jenin