Kurti: Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Foto: Betty Laura Zapata/Bloomberg

Kosova ka shënuar progres të ndjeshëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, duke u ngritur për 10 vende në krahasim me vitin e kaluar. Sipas kryeministrit Albin Kurti, ky është një nga rezultatet më të mira të arritura ndonjëherë nga vendi në këtë indeks ndërkombëtar.

Kurti ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po jep rezultate konkrete dhe po merr njohje ndërkombëtare.

“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar.” – tha Kurti.

Sipas tij, përmirësimi në këtë indeks jo vetëm që forcon shtetin dhe përfiton qytetarët, por edhe ndikon pozitivisht në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. /tvsyrivision/

Read Previous

Sveçla: Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit

Read Next

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij