Kurti: Këshilli grevist na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë për ofertën që ua bëmë, pas takimit thanë se greva do të vazhdojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Këshillin Grevist, ka deklaruar se i është kërkuar që të lëvizë për të përmbushur kërkesat e grevistëve, por sipas tij, ai një gjë të tillë e ka bërë me dhjetëra herë.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se nuk janë të vërteta deklarimet e grevistëve se nuk ka pasur komunikim e dialog social.

“Më kanë thënë kryeministër lëviz, por unë kam lëvizur të paktën 10 herë. Ndaj, kërkoj që fëmijët të kthehen në shkolla. Nuk është e vërtetë që s’ka pasur komunikim e dialog. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut”.

“Në takim disa herë më thanë që le të dalim nga kjo situatë. Unë besoj që në situatë të vështirë nuk është SBASHK-u e as Qeveria por arsimi”, është shprehur kryeministri.

Ai mes tjerash ka bërë të ditur se konsultimet paraprake kanë përfunduar dhe se Projektligji për Pagat në sektorin publik këtë javë do të dalë në dëgjim publik.

“Në Projektligjin për Paga mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë. Ai do të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë punëtorët e arsimit”, ka thënë kryeministri Kurti.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjenden disa diamante misterioze në Afrikë, mund të kenë ardhur nga përplasja e një meteori

Read Next

​Kurti: Sindikalistët duhej të organizonin festë, kjo grevë s’është për arsimtarët