Kurti kërkon të tejkalohet rezultati i 2021-së më 9 shkurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur në fitoren e partisë që ai drejton, Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025-së, derisa ka shprehur pritshmëri se rezultati i fitores do të jetë edhe më i madhe se ai i 14 shkurtit 2021, ku kjo parti kishte fituar mbi 50 për qind

Këto komente, Kurti i ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, të shtunën, ku ka pasur akuza se gjoja dikush po tenton që ta zbeh “punën” e qeverisë së tij për këto 3 vite e gjysmë.

“Duhet të luftojmë për çdo votë besimin e qytetarit dhe t’i bindim ata që ne jemi të përkushtuar për të vazhduar rrugën tonë që kemi nisur, të mirëqeverisjes, të transformimit rrënjësor të mirëqenjes së qytetarëve”, tha Kurti.

“Njëmend shumica e qytetarëve vazhdon të na mbështesë së paku sa pranverën e vitit 2021”, vazhdoi kryeministri, “e mbase edhe më se aq”.https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N571601.4773204ALBANIANPOST.COM/B32392692.399829096;dc_ver=101.296;dc_eid=40004001;sz=300×250;u_sd=1;nel=1;dc_adk=837609829;ord=5k0tb7;click0=https%3A%2F%2Ftrack.adform.net%2FC%2F%3Fbn%3D73199340%3Badfibeg%3D0%3Bcdata%3DwY0ZHC8ypbQniOq3Sj8hschgQeJ3VY4zU1bO9ulaUP_iCMviXuI_n4RPYRHBxkqVPVtGasWBO2DsQ97SqeB3vafpodL8HlhSS5QNXFy9YSXxjmdMEY9WqD7eKsUQLet9dO-UMsCLM2opnkTpCdy6-w2%3B%3BCREFURL%3Dhttps%253a%252f%252feuro-pixel.com%252ftest.php%3BC%3D1%3Bcpdir%3D;uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTAuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTI2LjAuNjQ3OC4xODIiLG51bGwsMCxudWxsLCI2NCIsW1siTm90L0EpQnJhbmQiLCI4LjAuMC4wIl0sWyJDaHJvbWl1bSIsIjEyNi4wLjY0NzguMTgyIl0sWyJHb29nbGUgQ2hyb21lIiwiMTI2LjAuNjQ3OC4xODIiXV0sMF0.;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Feuro-pixel.com%2Ftest.php$0;xdt=0;crlt=*r!1i5umt-;stc=1;chaa=1;sttr=87;prcl=s

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Kurti tha se “që të gjithë duhet të punojmë ato vota që i afrohen gjysmë milioni vota”.

“Le të mos llogarisim që në zgjedhjet e ardhshme i kemi ato 438 mijë vota të 14 shkurtit dhe tash do të orvatemi për ta rritur atë shifër, të gjitha subjektet politike fillojnë nga niveli zero”, shtoi.

Kurti kërkoi që të arrihet rezultati i vitit 2021, madje të tejkalohet, sepse “na nevojitet shumica e qëndrueshme për reformat e thella”.

“Në duhet të jemi po ashtu të vëmendshëm që këtë mbështetje masive që po e gëzon qeveria… do të tentojnë, siç po janë duke tentuar, që ta zbehin e minimizojnë përmes formave dhe mënyrave të ndryshme e më së shumti e më së shpeshti përmes fushatave të shpifjeve, të pavërtetave dhe nxitjeve dashakeqëse”.

“Pavarësisht këtyre përpjekjeve për ta shtrembëruar të vërtetën e për ta zbehur punën e qeverisë, të cilat janë të shumta në mënyrë e të gjëra për nga ndikimi në popull, qytetarët megjithëkëto po e lexojnë drejt situatën, sepse populli po përjeton në përditshmëri ndryshimet e gjithmbarshme, pozitive e progresiste që po shënon republika jonë”, pretendoi ai.

Kryeministri potencoi se “këtyre tendencave e përpjekjeve për manipulim ne i kundërpërgjigjemi me punë e angazhim dhe i ballafaqojmë më së miri me mobilizim dhe aktivizim”, derisa foli edhe për pritjet e tij nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nga java e ardhshme na ndajnë katër muaj nga fitorja e tretë të cilën do ta shënojmë më 9 shkurt 2025, kjo do të jetë edhe më e lartë edhe më e thellë, më e madhe e më e gjerë, sepse tash përveç vullnetit e dëshirës e kemi edhe përvojën e jashtëzakonshme se çka i nevojitet më së shumti qytetarëve dhe sa shpejt i nevojiten ato gjëra”.

Përgjatë këtyre viteve qeverisje, Kurti ka falënderuar fillimisht Presidenten Vjosa Osmani, cila kohëve të fundit ka adresuar disa kritika në drejtim të qeverisë, por edhe paritë e vogla që ka pasur në koalicion; Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës deh Partinë Guxo të Donika Gërvallës dhe Faton Pecit./Albanianpost.com

Read Previous

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun

Read Next

Afrim Tovërlani publikon listën e lojtarëve të ftuar te Kosova U21