Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se ka informacione se në veri po përgatiten protesta.
Kurti tha më tej aspak nuk lë shije të mirë që mbrëmë në Beograd mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë e sot mëngjes lëshohen thirrje për protesta në një shtet tjetër.
“Unë e pash mbrëmë që është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Beograd. Sot me erdhi informacioni që po përgatitën protesta për pasnesër, unë nuk mendoj që protestat janë të nevojshme.
Do t’i kuptoja plotësisht qytetarët serbë të Republikës së Kosovës nëse do të protestonin kundër korrupsionit, për arsim më të mirë, për shëndetësi por të hyhet në protesta për zgjedhjet e Serbisë që të mbahen në objektet shkollore nuk është e drejtë.
Andaj u bëj thirrje qytetarëve serb ne Kosovë që të mos organizojnë e të marrin pjesë në protesta të tilla. Unë jam organizator i madh i protestave nga e kaluara ime, por më besoni se me kompetencë jo vetëm nga përvoja por edhe nga rrethanat politike që ndodhemi e gjeopolitike që janë bërë të sigurisë protestat nuk janë gjëja e duhur”, tha ai, raporton Telegrafi.
Kryeministri më tej tha se cili është kuptimi që një shtet mban mbledhje të Këshillit të Sigurisë e pastaj jepen instruksione për protestë në një shtet tjetër.
“Kjo nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira ndërmjet dy shteteve”, tha Kurti.
/Telegrafi/