Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje, zhduket opozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nëse shkohet në zgjedhje, atëherë zhduket opozita.

Kështu tha si duke iu është përgjigjur thirrjeve nga opozita për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja.

“Kam dëgjuar që opozita here kërkon dorëheqjen time, herë shkarkimin tim e herë shkuarjen në zgjedhje të parakohshme”.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë as Kosovës. Opozitës nuk i konvenojnë se i humb, qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita. Unë jam i interesuar që ta mundim opozitën, jo ta zhdukim”, tha ai. /EO/

Read Previous

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Read Next

Vonesat e FIFA-s shqetësojnë SHBA-të për Kupën e Botës 2026