Kurti flet për tarifat e reja të energjisë elektrike: Subvencionimi i plotë është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike nga ana e ZRrE-së.

Kurti ka thënë se gjatë muajve të dimrit u është dashur të importojmë 40% të energjisë elektrike që kemi konsumuar dhe me çmime të importit deri në shtatë herë më shtrenjtë se zakonisht.

“Vetëm për një ditë në muajin janar kemi paguar 2 milionë e gjysmë euro për import të energjisë elektrike, në dy muajt e fundit kemi subvencionuar konsumin nga importi, kemi mundësuar që të ketë furnizim të pandërprerë të rrymës në mënyrë që kriza që na ka prekur të mos vërehej tek qytetarët”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se muajt dhjetor dhe janar janë prej muajve më kritik të vitit, që përcjellën me konsum më të lartë të energjisë, shkruan Telegrafi.

“Prandaj jemi kujdesur që gjatë këtyre muajve të mos ketë barrë shtesë për qytetarët, por një formë e tillë e subvencionimit të plotë të importit të energjisë me çmimet e larta të tregut aktualisht, është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit. Ne edhe gjatë këtij viti do të duhet të vazhdojmë të importojmë energji”, tha ai.

Kurti shtoi se ZRrE-ja dje ka bërë publik vendimin e saj, dhe se me këtë vendim ajo ka ulur tarifat që kishte propozuar po ashtu ka zhvendosur pragun e bllok tarifës nga 600KhW në 800 KhW.

“Përball tarifave të reja ne kemi zotuar deri në 100 milionë euro për subvencionimit të energjisë për qytetarët tanë. Shumën fillestare nga 75 milionë euro e kemi ngritur në 100 milionë, besoj që kjo shumë e zotuar e ka mundësuar uljen e çmimeve të tarifave që ishin propozuar fillimisht nga ZRrE.”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se çmimi i energjisë për të gjithë qytetarët që janë konsumator shtëpiak mbetet i pa ndryshuar për 800KhW orëshin e parë të shfrytëzuar, dhe se tarifat e reja do të aplikohen vetëm për shpenzimet mbi 800KhW orë të shpenzuar.

“Për konsum deri në 800KhW nuk do të ketë rritje, në rastin e konsumit në 850 KhW duke llogaritur një raport mesatar 60 dhe 40 të tarifës së lartë dhe asaj të ulët, dallimi mes faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë minimal nga 49.67 euro në 52.19 euro, pra një rritje prej 5% apo 2.50 euro më shumë në muaj

Në rast të konsumit 1000 KhW duke llogaritur sërish një raport mesatar 60 40 të tarifës së lartë dhe asaj të ulët, dallimi mes faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë rreth 17%, nga 58.10 euro në 68.18 euro pra 10 euro më shumë në muaj për ata që konsumojnë 1000 KhW orë në muaj.

Ndërkaq në rast të konsumit 1,200 KhW duke llogaritur sërish një raport mesatar 60 dhe 40 të tarifës së lartë dhe asaj të ulët, dallimi mes faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë pak më i lartë nga 69.35 euro në 89.51 euro, pra një rritje prej 29% apo 20 euro në muajt”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Ai shtoi se sipas të dhënave bazuar në shpenzimet e vitit të kaluar 70.4% të konsumatorëve shtëpiak gjatë dimrit shpenzojmë mesatarisht më pak se 800khë që do të thotë se fal subvencionimit të qeverisë 70.4% e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit apo do të preken mesatarisht, kurse gjatë verës 89.2% të konsumatorëve shtëpiak shpenzojnë më pak se 800KhW .

Kryeministri theksoi se për bizneset nuk do të ketë rritje të energjisë shkaku i rritjes së cimeve të shumë produkteve.

“Nga fillimi i krizës energjetike për zbutjen e saj kemi ndarë 120 milionë euro. Zotimi ynë për subvencionim të energjisë është thirrje për qytetarët për kursim të energjisë”, tha Kurti. 

/Telegrafi/

Read Previous

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tregon se sa viza lëshohen për kosovarët gjatë një viti

Read Next

Sekuestrohet bitcoin në vlerën rekord: Plot 3.6 miliardë dollarë