Kurti e uron Presidenten: E kompletuam themelimin e institucioneve

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës. Ajo ka fituar 71 vota, 11 sish kanë qenë të pavlefshme, ndërkaq kundërkandidati i saj nuk ka marrë asnjë votë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Osmanin për zgjedhjen në krye të shtetit. “Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës. Urime Vjosa Osmani postin e presidentes”, ka shkruar Kurti.

Read Previous

Presidentja Osmani: Sfidat janë të shumta, duhet të bëhemi bashkë pozitë e opozitë

Read Next

Abdixhiku pas zgjedhjes së Osmanit presidente: Uroj që të ushtrojë rolin e saj me dinjitet