Kurti e falënderon ambasadorin norvegjez për rolin e rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Siç thuhet në një komunikatë, Kurti diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës, thuhet tutje. /EO

Read Previous

Osmani përkujton Masakrat e Pastaselës dhe të Malishevës: Drejtësia për viktimat e regjimit serb kërkesë e jona e përhershme

Read Next

Pagat në sektorin publik me ligjin e ri, shtesat e ankesat për koeficientët, MPB me njoftim për qytetarët