Kurti: Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje ndodhemi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se të mërkurën në Bruksel do të shkojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut.

Pas konferencës ndërkombëtare të rinisë për Vetëvendosje “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy”, Kurti tha se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale e aneksin e zbatimit të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen defakto, së paku në qendër.

“Andaj kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, por që s’është realizuar deri më sot”, ka thënë ai./Koha.net

Read Previous

Southgate pritet ta bëjë një ndryshim të madh në formacion ndaj Sllovenisë

Read Next

Robert Pires: Henry më i fortë se Mbappe