Kurti darkon me gjeneralin turk që do të marrë komandën e KFOR-it: Pres me padurim të punojmë bashkë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka darkuar të hënën me komandantin e ardhshëm turk të misionit NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Okan Ulutas dhe ekipin e tij.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social X.

“I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkroi.

Pas Italisë, në tetor Turqia do të marrë komandën e KFOR-it në Kosovë.

Kjo ishte konfirmuar më 17 gusht, pasi që Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë kishte njoftuar se Turqia do të marrë komandën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë Koloneli i Marinës Zeki Aktur, në një konferencë për media të mërkurën e 17 gushtit, kishte bërë të ditur se Komanda e KFOR-it do t’i dorëzohet Turqisë nga shteti i Italisë në tetor të këtij viti.

KFOR-i do të udhëhiqet nga trupat e Turqisë në kuadër të NATO-s për një vit. /Albanianpost.com

Read Previous

Përfundon bastisja e EULEX-it në banesën e dëshmorëve Fazliu

Read Next

Ndryshimet në qeveri, betohen pesë ministrat e rinj të Shqipërisë