Kur pritet të lirohen masat anti-covid në Kosovë?

Javën e ardhshme pritet që të lirohen masat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Kosovë.

Përmes një komunikate të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ka treguar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.

Ata kanë treguar se në takimin e mbajtur të martën me ministrin e Shëndetësisë, kanë përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që përfaqëson Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si sallat e dasmave, pishinat, estradë, dekore, dhe të gjitha sektorët tjera, e që sipas tyre takimi ka qenë në favor të tyre dhe pritet të lirohen masat që nga data 26 maj./GazetaSinjali

Read Previous

Drejtuesit e Lazios vendosin për të ardhmen e Muriqit

Read Next

Këta janë emrat e katër futbollistëve që janë në listën e Tuchel për sulmin