Kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit?

Foto: Reuters

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se janë të gatshëm t’i shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por do të presin nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit të votave.

“Sa i përket çështjes së rezultateve, së pari Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm teknikisht që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit, por sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duhet të presë nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit e zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, më konkretisht nga dita e djeshme, e mërkurë. Në versionin më të mirë, pra nëse nuk do të ketë ankesa, atëherë KQZ-ja siguron se mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Por, nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ-ja do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, siç është rasti PZAP apo Gjykata Supreme, nëse çështja shkon deri në këtë institucion”, tha tutje ai.

Në fund të procesit të rinumërimit do të përgatitet një raport i detajuar lidhur me gjetjet e evidentuara, e më pas do të i’u paraqitet anëtarëve të KQZ-së për shqyrtim e vendimmarrje dhe varësisht nga gjetjet e rekomandimet, KQZ do të vendosë për hapat e mëtejmë. /KosovaPress/

Read Previous

Barcola: Para se të hyja në fushë parashikuam me trajnerin si të shënoja dhe plani funksionoi

Read Next

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet