Sulmuesit Bradley Barcola iu deshën vetëm dy minuta për të shënuar ndaj Senegal, në debutimin e Francës në Kupën e Botës 2026. Ai realizoi golin e dytë për kombëtaren e “gjelave”, që dha qetësinë e përkohshme (Franca fitoi 3-1).
Barcola zbuloi se goli i tij nuk ishte aspak i rastësishëm. Gjatë nxehmjes ai kishte vënë re tashmë boshllëqet e lëna nga mbrojtja senegaleze dhe ndihej i sigurt se mund t’i shfrytëzonte ato sapo t’i jepej mundësia për të hyrë në lojë.
“Trajneri foli shumë për rëndësinë e zëvendësuesve. E dija që mund të përfitoja nga hapësirat kur hyra në fushë sepse mund t’i shihja gjatë nxehmjes“, tha lojtari francez.
Anësori 23-vjeçar shpjegoi gjithashtu se vetë përfundimi ishte diskutuar paraprakisht. “Në stol, po flisnim për shanset dhe më thanë ta godisja portierin nëse do të kisha mundësinë. Pikërisht këtë bëra“, tha Barcola.
Ishte një paraqitje perfekte e shkurtër që nxori në pah thellësinë e skuadrës franceze në këtë Kupë Bote. Nëse ai vazhdon të ketë një ndikim të tillë nga stoli, Bradley Barcola mund të luajë një rol të madh në fushatën e Francës në javët në vijim. /Telesport.al/