Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka sinjalizuar se një sulm i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Moskë, i kryer nga Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës të enjten, ishte përgjigje ndaj një sulmi rus në territorin e manastirit Kiev-Pechersk Lavra.

Ai ka thënë se nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet.

Zelensky po ashtu ka theksuar nevojën për t’i dhënë fund luftës.

“Ne nuk e duam këtë luftë dhe nuk e kemi dashur kurrë, të gjithë e dinë këtë, dhe partnerët tanë e dinë këtë dhe ne sigurisht nuk duam që Ukraina të digjet për shkak të armikut. Por nëse Ukraina do të digjet, edhe Moska juaj do të digjet. Pra, ne theksojmë edhe një herë se është koha për t’i dhënë fund agresionit, koha për t’i dhënë fund kësaj lufte”, ka thënë Zelensky gjatë një komunikimi me mesazhe me gazetarë .

Ukraina ka goditur një rafineri nafte në Moskë për herë të dytë brenda një jave, duke shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve komerciale në aeroportet e Moskës, duke u llogaritur si një nga sulmet e saj më të mëdha me dronë që nga pushtimi rus më shumë se katër vjet më parë, kanë thënë zyrtarët rusë të enjten.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se mbrojtja e saj ajrore gjatë natës ka rrëzuar 555 dronë ukrainas mbi rajone të shumta, ndërkaq pothuaujse 200 janë kapur teksa po i afroheshin kryeqytetit rus. /Koha.net/

Read Previous

Kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit?

Read Next

Izraeli pushtoi më shumë toka nga fqinjët nga 2023-ta, sesa që okupoi për dekada