Kuqezinjët e Jakovës nisen drejt Shqipërisë

Një grup i tifozëve Kuq e Zi nga Gjakova është nisur sot në përkrahje të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen që kjo e fundit e zhvillon me Poloninë.

Tifozët janë mbledhur tek lapidari Shokët e Lirisë në mënyrë të organizuar e të tjerë edhe privatisht për tu nisur drejt Tiranës. Të veshur kuq e zi, për pothuajse 21 vite, tifozët gjakovarë kanë qenë krahas atyre të kombëtares, të zëshëm e duke mos kursyer veten asnjëherë, për të qenë të parët në tribuna. Duke qenë pjesë e Tifozëve Kuq e Zi që nga vitet e para të themelimit, Kuqezinjet e Jakovës me ngulm e fanatizëm përkrahin secilën lojë të Shqipërisë duke theksuar gjithmonë faktin se “Kemi një gjak, një kombëtare”. Andaj edhe sot plot energji gjakovarët morën rrugën e kombit në përkrahje të Kombëtares Shqiptare në një prej ndeshjeve më të mëdha të saj, që në rast fitoreje e dërgon Kombëtaren tonë në Botërorin e Katarit 2022. Ndeshja zhvillohet sonte në Arenën Kombëtare “Air Albania” në orën 20:45.

Read Previous

Rakiq: Formimi i Asociacionit, çështje e të gjitha çështjeve

Read Next

Pamje të lexuesve nga fillimi i shekullit të 20-të