Kundërshtohet pjesëmarrja e Vuçiqit në asamblenë e OKB, shfaqet emblema e UÇK-së në New York

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka protestuar në New York, kundër pjesëmarrjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Harry Bajraktari, aktivist i njohur i komunitetit shqiptar, ka publikuar një video ku shihet një kamion me një ekran që shfaqte mesazhe kundër Vuçiqit dhe fakte nga lufta në Kosovë.

“Vuçiq = Millosheviç 2.0”, “Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, “Krimet e luftës të pandëshkuara: 13,950 të vrarë, 20,000 të dhunuar dhe 1,600 të zhdukur”, “Serbia ka gjak në duart e saj, ndaloni së mbrojturi kriminelët”, ishin disa prej këtyre mesazheve.

Read Previous

Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare

Read Next

Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezë diskutimi