Kundër ligjit për emigrantët – Qytetarë, intelektualë protestojnë në mbarë Francën

Në Paris dhe qytete të tjera të Francës, disa dhjetëra mijëra qytetarë morën pjesë në tubimet kundër ligjit të ri anti-emigracion, i miratuar nga Parlamenti dhjetorin e kaluar.

Ligji, i konsideruar më i ashpri në 40 vjet, implementon mes të tjerash kuotën vjetore për emigrantët, tërheq lejen e qëndrimit për shkelje të ligjit dhe parimeve të republikës, si dhe redukton seriozisht përfitimet nga lejimi i qëndrimit.

Kritikët thonë se është ligji më regresiv i 40 viteve të fundit dhe kërkojnë ta ndalojnë përpara se të hyjë në fuqi. Mes nismëtarëve të tubimeve ishin figura të spikatura politike, përfaqësues të sindikatave, intelektualë dhe artistë.

/euronews/

Read Previous

​Kurti pas takimit me Ramën dhe Taravarin: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

Read Next

U emërua shef i ri i Man United – Cilat janë dy blerjet e mëdha që Omar Berrada i kompletoi tek City?