16 prilli i këtij viti shënon 6 vjetorin e vdekjes së Avdullah Babalisë. Miq e familjarë u mblodhën në varrezat e qytetit në Gjakovë për të nderuar kujtimin për ish-komandantin e UÇK-së të “Brigadës 137 Gjakova. E ata që do e kujtojnë përherë me krenari janë fëmijët e tij, që sot mburren me vlerat që ka pasur i ati.
I pranishëm në këtë përvjetor ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha Gjakova krenohet me veprat dhe heroizimin e komandant,Avdullah Babalisë.
Një njeri i guximshëm dhe i pari në të gjitha betejat, kështu e kujton shoku i tij i luftës Agron Kryeziu.
Kolonel Avdullah Babalija ka qenë ish-komandantit të brigadës “137 Gjakova”. Ai po ashtu ka menaxhuar për disa vite ndërmarrjen Publike “Çabrati”.