Kujtim Shala ka ruajtur fletushkat e NATO-s drejtuar ushtarëve serb

23 vite më parë në mars të vitit 1999 kishin filluar bombardimet e para të NATOS në caqet serbe. Ushtria serbe filloi edhe vrasjen e shqiptarëve civil, kishte zjarr në të gjitha anët. Shumë qytetarë filluan të iknin nga Kosova për të shpëtuar nga një luftë jo e barabartë. Të paktë janë ata që kanë qëndruar deri në përfundim të luftës që zgjati 3 muaj e gjysmë, Kujtim Shala gjatë gjithë luftës kishte qëndruar në shtëpinë e tij, ai ka ruajtur cdo kujtim të freskët gati të secilës ditë të luftës e bashkë me to edhe disa fletëza të cilat ishin lëshuar nga aeroplanët e NATOS, si thirrje për ushtarët serb.

Në çdo fletë kishte thirrje që të bajkotohej lufta nga ushtria serbe duke i bashkangjitur disa fakte të rëndësishme.

Gjakova konsiderohet ndër komunat që ka pësuar më së shumti në luftën e viteve 98-99, në Gjakovë janë vrarë rreth 1200 persona, ku shumë prej tyre ende janë të zhdukur.

Read Previous

KB “Vëllaznimi” vazhdon mbajtjen e pozitës së liderit të Ligës së Parë

Read Next

Mimoza Kusari – Lila rizgjedhet kryetare e Alternativës