Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po ia ruan Arben Vitisë Ministrinë e Shëndetësisë në rast se nuk bëhet kryetar i Prishtinës.
Kuçi gjithashtu ka thënë se kjo gjë po ndodh në kohën kur masat anti-covid janë rigoroze.
Tutje, ajo kritikoi masat anti-covid duke thënë se ora policore është dëshmuar si e paefektshme. E për qeverinë tha se nuk ka ndonjë pako financiare.
Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të MSH-së, ndërkohë që Kurti ende nuk ka emruar ndonjë ministër në vend të tij.
Ministria e Shëndetësisë aktualisht qëveriset nga zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Kurti ka vendosur që të mbajë Ministrinë e Shëndetësisë me ushtrues detyre, që t’ia ruaj pozitën Arben Vitisë në rast se nuk bëhet kryetar komune. Absurditeti është se kjo po ndodhë në kohën kur masat anti-covid janë rigoroze.
Kemi në fuqi vendimin absurd të orës policore që është dëshmu i paefektshëm kudo në botë. Nuk ka pako ekonomike për qytetarët që janë të dërmuar financiarisht.
Neve na penalizojnë e me masa, derisa doktor Hipkoritin e kandidojnë për kryetar të Prishtinës, duke i ngrirë pozitën, pa e zëvendësuar.
/GazetaExpress/