Kuçi i AAK-së akuzon mediat, Policinë, Prokurorinë e Gjykatat: Duan të më baltosin në kohë zgjedhjesh

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, rastin për dyshimin e manipulimit të votave nga djali i tij dhe një zyrtare të komunës, e ka quajtur skenarë të orkestruar nga kundërshtarët politikë dhe sipas tij edhe nga individ të Policisë së Kosovës, Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Deklarohem, se këto veprime, vetëm sa na kanë forcuar, jo vetëm mua, por gjithë simpatizantët e qytetarët bujarë të Junikut, në rrugën tonë, për të dalur triumfues, sepse fitorja nuk arrihet me shantazhe, sulme linçuese, ofendime e fushatë të ndyer!”.

Njoftimi i plotë:

Read Previous

Policia e Kosovës konfiskon sasi të madhe të barnave

Read Next

Kurti: Kosova s’mund të jetë imune ndaj krizës mjedisore