Kryqi i Kuq ka ndihmuar rreth 700 familje në nevojë gjatë vitit të kaluar

Kryqi i Kuq dega Gjakovë këto ditë ka mbajtur një mbledhje ku dhe ka bërë përcakimin e prioriteteve, tregon sekretarja e organizatës Fllanza Bakija-Lama.

Viti i kaluar konsiderohet si një vit që ka sjellë suksese të shumta për Kryqin e Kuq dega Gjakovë. Kjo pasi që janë realizuar projekte të shumta përmes të cilave janë kryer punë të ndryshme humanitare.

Me vrullin e njëjtë të punës pritet të nis edhe ky vit.

Vetëm gjatë vitit të kaluar kjo organizatë ka ndihmuar 700 familje në nevojë falë angazhimit të donatorëve dhe anëtarësimeve të reja të cilat kanë kaluar pritshmëritë e oganizatës.

Read Previous

“53 milionë për “Bechtel Enka”, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy personave tjerë

Read Next

Qeveria miraton masat e reja antiCOVID