Kryenegociatorët takohen sot për çështjen e targave

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi që u mbajt të mërkurën në Bruksel ndërmjet ekspertëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë mbi çështjen e targave.

“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në grupet punuese për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatitën për nesër diskutimet e kryenegociatorëve. Tani u takon kryenegociatorëve të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”, ka shkruar ai në Twitter.

Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje të përkohshme për targat. Por grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së kanë afat deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje finale.

Read Previous

Senatorët amerikanë sot vizitojnë Kosovën, takohen me Osmanin dhe Kurtin

Read Next

Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri