Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, njofton Klankosova.tv.
Meta u prit sot edhe nga kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, nga ai i PDK-së Memli Krasniqi dhe i LDK-së Lumir Abdixhiku, me të cilët kanë biseduar për tema të ndryshme.
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti shqiptar do të mirëpritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.