Kryeministri Kurti pritet të takojë Gabriel Escobarin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Bruksel, ndërkohë që para takimit me shefin e NATO-s të paraparë për sot, ai pritet të ketë një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Takimi Escobar-Kurti pritet të ndodh para takimit me Jens Stoltenberg, që ishte paralajmëruar ditë më parë.

Ndryshe, Kurti ka zhvilluar biseda telefonike me këshilltarin Derek Chollet nga DASH-i si dhe me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

Gjithashtu, kryeministri i Kosovës ka mbajtur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në vend.

Për dallim nga Kurti që ka takuar përfaqësuesit e shteteve perëndimore, presidenti serb Aleksandar Vuciq para takimeve në Bruksel ka takuar ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd. /Telegrafi/

Read Previous

​Përkujtohet Petro Nini Luarasi, rilindas e “Mësues i Popullit”

Read Next

Dy të vdekur dhe 783 raste të reja me COVID-19 në Kosovë