Kryeministri Kurti në mbështejte të Mimoza Kusari- Lilës në garën për Gjakovën- E SPONSORIZUAR

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qëndruar sot në Gjakovë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në përkrahje të kandidates për kryetare të komunës, Mimoza Kusari Lila. Vizitën e tij e nisi tek një mik i vjetër Gjergj Karaqi me të cillin kanë qenë të burgosur politik, bija e të cilit tashmë është kandidate për asamble komunale nga LVV.

Më pas Kurti vazhdoi vizintën tek fusha  e Agro-Turizmit “Jaki Farm”. Me këtë rast Mimoza Kusari Lila bashkë me pronarin Ndrec Komani njoftuan kryeministrin me benefitet e këtij biznesi me ç’rast ajo  tha se kjo është e ardhmja e zhvillimit dhe ky është modeli që duhet ndjekur, në të ardhmen.

Zhvillimi I agroturizmit është ndër prioritetet që e kemi në vazhdimësi u shpreh kryministri i Kurti në fjalën e tij.

Kusari-Lila e Kurti ishin gjatë vizitës ishin të shoqëruar nga kandidatët për këshilltarë komunal nga komuna e Gjakovës.

Read Previous

Sekuestrohen 15 mijë litra pije alkoolike nga dogana në komunën e Gjakovës

Read Next

Kurti në Gjakovë: Kush më don mua si kryeministër e don edhe Mimoza Kusari-Lilën për kryetare- E SPONSORIZUAR