Kryeministri i Kroacisë të hënën vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Shefi i qeverisë kroate, në Prishtinë pritet të takohet me krerët e shtetit nisur nga kryeministri Albin Kurti.

Nga kabineti i Plenkoviqit në Zagreb kanë konfirmuar ekskluzivisht për Klan Kosovën ardhjen e Plenkoviqit më 15 nëntor.

Ndërkohë që nga zyra e tij nuk kanë pranuar t’i shpalosin temat e diskutimeve duke thënë se të dielën do të jepen detaje.

Klani ka mësuar se temat kyçe të bisedimeve të kryeministrit kroat gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane.

Kjo do të jetë vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet./Klankosova.tv/.

Read Previous

Dani Alves afër rikthimit te Barcelona

Read Next

Ja si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia