Kryeministri i Kroacisë reagon pas aksidentit fatal të autobusit nga Kosova

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë.

Plenkoviç shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinoviç dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”.

Read Previous

​Aksidenti me të vdekur në Kroaci, flasin nga kompania “Deva Tours”

Read Next

47-vjeçarja s’do të jetë në gjendje të hajë më, shkak karantina