Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Shqipërinë më 22 dhjetor.
Shefi i qeverisë së vendit fqinj nuk do të jetë në kryeqyetin shqiptar, por vizita e tij do të përqendrohet në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.
Burime nga pala greke bëjnë me dije se Mitsotakis do të jetë në Himarë në orën 09:30 të enjten përballë zyrave të Omonias.
Më pas, do të vizitojë një shkollë, kishën e fshatit dhe takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona.
Në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.
Dy javë më parë, Mitskotakis deklaroi se është besimplotë për arritjen e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë, sa i takon delimitimit detar.
Sipas tij, diskutimi ka qenë i vazhdueshëm lidhur me këtë çështje.
Por, muajt e fundit në veçanti, ka pasur progres të madh dhe mirëkuptim.
Nga ana tjetër, për sa i përket çështjes së minoriteteve, ai grek është më i madhi në Shqipëri dhe gjendet në pjesën jugore të vendit. Duke qenë se ka shifra të ndryshme në lidhje me numrin e pjesëtarëve të këtij komuniteti, është i vështirë raportimi i një numri të
gjithëpranuar.
Që prej rënies së komunizmit ka pasur disa parti politike në Shqipëri të cilat kanë deklaruar se përfaqësojnë interesat e minoritetit grek. Tradicionalisht minoriteti grek ka qenë i organizuar politikisht përmes Omonias (Greqisht: Bashkim) dhe i përfaqësuar nga Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ). /Albanianpost.com