Kryediplomatja japoneze viziton Kosovën

Ministrja e jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, do të vizitojë Kosovën mes datave 15 dhe 21 korrik.

Gjatë kësaj periudhe, ajo do të vizitojë edhe Italinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

Detaje tjera të agjendës së kësaj vizite nuk janë bërë të ditura në njoftimin e MPJ-ja japoneze, raporton Klankosova.tv.

Në prill të këtij viti, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni, ku kishte takuar edhe homologen e saj, Kamikawa. /Klankosova.tv

Read Previous

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes të Shqipërisë

Read Next

Si do të vendoset lojtari i turneut në kampanjën e UEFA EURO 2024