Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do ta vizitojë Kosovën. Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe Diasporës.
Dendias do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Gërvalla dhe Dendias, do të kenë adresim për media me të përfunduar agjendën e tyre të takimeve.
Ndryshe, Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën./Sinjali/