Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” ka mbajtur sot një konferencë për media ku potencoi se uji që kjo kompani e shpërndan te konsumatorët e saj është brenda të gjitha parametrave të kërkuara, pra është i pijshëm.
E për një gjë të tillë na siguroi edhe Dafina Syla Dina, zyrtare për informim në KRU “Gjakova” : “Pavarësisht situatës meterologjike që ka mbretëruar në të gjithë vendin sigurojmë opinionin e gjerë, gjegjësisht konsumatorët tanë që të reshurat nuk kanë ndikuar drejtëpërdrejt në kualitetin e ujit..”
Tutje në këtë konferencë u tha se përjashtim bëjnë vetëm zonat të cilat kanë burime vetanake të furnizimit, pasi që ditëve të fundit në bazë të testimeve të kryera, është konstatuar se ky ujë nuk është i cilësisë më të lartë, prandaj nuk preferohet të konsumohet.
KRU “Gjakova”: Vetëm uji i burimeve vetanake nuk preferohet të konsumohet