Me synim të mbrojtes së Liqenit të Radoniqit, objekteve ujëmarrëse dhe zonës mbrojtëse të tyre nga çfarëdo dëmtimi, ndotje ose ndikime tjera të dëmshme, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” për të gjithë qytetarët ka nxjerrur vendimin për mbrojtje sanitare të burimit të Liqenit të Radoniqit.
Në mbështetje të nenit 22 dhe 23, paragrafi 1, të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, për kriteret për përcaktimimin e zonave të mbrojtura sanitare të burimit të ujit në Liqenin e Radoniqit, ndalohen :
• Shkarkimi I ujërave të ndotur,
• Deponimi I mbeturinave,
• Shfrytëzimi I mjeteve motorike të lundrimit
• Sportet e ujit, peshkimi,
• Mbajtja dhe furnizimi me ujë I kafshëve
• Qarkullimi public I automjeteve dhe këmbësorëve , si dhe,
• Eksploatimi I rërës dhe zhavorrit